Asnjë viktimë dhe 10 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 17 Qershor 2021, 15:55

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 1 848 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 10 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 12 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 186 raste.

Mbeten 184 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 573 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 250 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë, vendi ka vaksinuar plotësisht 15 093 qytetar.