Artur Roshi shpjegon pse u tërhoq nga drafti për ndryshimin e sistemit

exit.al 15 Qershor 2020, 22:35

Deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi ka shpjeguar tërheqjen e firmës nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor me problemet që beson se mungesa e koalicioneve parazgjedhore dhe pragu elektoral 5% mund të sjellë për partitë e vogla.

“Qëllimi ishte hapja e listave. Media serviri një platformë dhe më lindën dyshimet dhe po e shikoja më me qetësi jashtë emocionit të përfshirjes për të bërë hapjen e listave. Mungesa e koalicioneve dhe ngritja e pragut në 5% më trembën.”- tha Roshi i Partisë Balli Kombëtar në emisionin Open.

Shpërndaje te miqtë