ARRSH: Nuk ka rrugë të bllokuara nga shiu dhe bora

exit.al 10 Janar 2021, 11:43

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të dielën, se pavarësisht reshjve të shiut, qarkullimi në rrugët e vendit vazhdon normalisht.

Përmes një postimi në Facebook, ARRSH tha se po punon për pastrimin e rrugëve nga dëbora, veçanërisht në veri.

Ndërsa në disa akse rrugore po largohet inertet dhe dherat e rënë nga rruga, por qarkullimi i automjeteve nuk është ndalur.

“Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin,” shkruan ARRSH.

Ndërkohë për një përmbledhje të situatës së përmbytjeve në vend, lexoni këtu.

Shpërndaje te miqtë