Arrestohet shqiptari me 4 emra, në kërkim ndërkombëtar nga Italia

exit.al 23 Shtator 2020, 09:39

Policia e Elbasanit arrestoi, të mërkurën, një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

44 vjeçari kishte ndërruar katër emra: Jorgo Wojtaszcyk, Gramoz Zeneli, Jorgo Zeneli dhe Jan Zeneli.

Ai kërkohej nga Italia pasi në vitin 2010 është dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

44 vjeçari pritet të ekstradohet së shpejti në Itali.

Shpërndaje te miqtë