Arrestohet për korrupsion ish kryetari i komunës Bërzhitë

exit.al 9 Janar 2016, 17:10

Policia arrestoi sot Genci Dritën, ish kreun e komunës Bërzhitë. Në korrik, ai u dënua nga gjykata me 5 vjet e katër muaj burg për korrupsion pasiv.

Zoti Drita, në bashkëpunim me ish përgjegjësin e Taksave të komunës Bërzhitë, morën 4500 euro për të dhënë një leje përdorimi të një hapsire publike.