Arrestohet një person për kultivim kanabisi, nën hetim kryeplaku dhe inspektori i pyjeve

exit.al 18 Korrik 2021, 10:25

Policia e Beratit ka gjetur bimë kanabisi të mbjella në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe në fshatin Mëndrakë, Kuçovë

Për pasojë është arrestuar një 44 vjeçar në fshatin Vërzhezhë i cili u kap duke vaditur bimët e kanabisit.

Gjithshtu janë vënë nën hetim penal edhe kryeplaku i fshatit Mëndrakë dhe një inspektor i Shërbimit Pyjor pasi dyshohen se kanë qenë në dijeni për parcelën e mbjellë me kanabis por nuk kanë reaguar. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.