Arrestohet një person i shpallur në kërkim

exit.al 17 Shkurt 2021, 09:11

Një 31 vjeçar, i shpallur në kërkim nga Shqipëria është arrestuar të mërkurën në Francë. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije sei arrestuari është B. B.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, ku 31 vjeçari ka qëlluar drejt një personi tjetër.

Shpërndaje te miqtë