Italia regjistron 336 viktima nga COVID-19

exit.al 16 Shkurt 2021, 23:25

Italia  regjistroi të martën 336 viktima nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 10.386 raste të reja me Covid-19 nga 274.019 teste të kryera.

Nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj kanë humbur jetën  94,171 persona.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve mbetet Lombardia me 1696 të prekur.

Kufizimet e pandemisë në Itali vijojnë të jenë të forta, teksa autoritet shëndetësore presin një rritje të rasteve për shkak të varianteve të reja të COVID-19.

 

Shpërndaje te miqtë