Shqipëria dhe Italia risin bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike 

exit.al 16 Shkurt 2021, 22:10

Shqipëria dhe Italia kanë rritur bashkëpunimin mes tyre për të goditur trafikimin e lëndëve narkotike. Të martën  kreu i Policisë italiane, Franco Gabrielli pati një takim me homologun e tij Ardi Veliun.

Në takim u fol për përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe më së shumti ishe i karakterit teknik. Takime të ngjashme do të mbahen çdo  muaj.

Veliu dhe Gabrielli nënshkruan një protokoll të ri, i cili ka për qëllim mbikëqyrjen ajrore në territorin shqiptar, me bashkëpunimin e Guardia di Finanza.

Mbikëqyrja do të shërbejë për gjetjen e vendeve ku kultivohet kanabis por edhe për zbulimin e rasteve të trafikimit në kufirin detar.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizzio Bucci dhe Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri si dhe zv-ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, emigracioni i jashtëligjshëm, janë disa nga temat e diskutuara në takim.

Takimi do të shërbejë si një hap drejt “rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit” , thanë autoritetet.

Shpërndaje te miqtë