Ekathimerini: Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk shqyrtohet dot para 25 prillit

exit.al 2 Nëntor 2020, 10:19

Dekreti presidencial për shtrirjen e kufijve detar të Greqisë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare po shqyrtohet nga gjykata më e lartë administrative e Greqisë, për përputhshmërinë ligjore, dhe më pas do të nënshkruhet nga Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.

Dekreti u dërgua në gjykatë javën e kaluar pas vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë, ku u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria të dërgonin marrëveshjen mbi kufijtë e tyre detarë në Detin Jon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Në përputhje me parashikimet e dekretit, shtrirja e ujërave territoriale të Greqisë do të kryhet gjithashtu në veri të Korfuzit, një zonë ku qasja e Shqipërisë është e ndryshme nga ajo e Greqisë. Sidoqoftë, rregullimet e kërkuara do të kryhen me mirëbesim menjëherë pas vendimit të gjykatës, raportoi Kathimerini.

Shqyrtimi i marrëveshjes në gjykatën ndërkombëtare nuk ka gjasa të ndodhë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sidoqoftë, mund të ketë një pengesa. Nënshkrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk mjafton për të miratuar marrëveshjen e përbashkët midis dy vendeve. Dhe burimet diplomatike besojnë se Presidenti i vendit Ilir Meta mund të mos e miratojë marrëveshjen në mënyrë që të mos i japë partisë qeverisëse letër të bardhë para zgjedhjeve.