Arrestohet një 39 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge

exit.al 13 Janar 2021, 13:13

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas njoftimit, personi i arrestuar është P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ai është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Policia njofton se "Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë."

Shpërndaje te miqtë