Arrestohet një 32-vjeçar, përfitoi pagën e luftës nëpërmjet mashtrimit

exit.al 29 Dhjetor 2020, 09:40

Policia arrestoi të martën një 32-vjeçar, pasi kishte përfituar pagën e luftës nëpërmjet mashtrimit.

Sipas njoftimit, policia bën me dije se i arrestuari është Denis Trungu.

Ai ka arritur të kryejë 36 transaksione dhe ka përfituar 15.5 milionë lekë.

Policia bën me dije se Trungu ka qënë i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Shpërndaje te miqtë