Vasili akuzon qeverinë për pandeminë: Ulen me 45% testimet

exit.al 28 Dhjetor 2020, 22:17

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon qeverinë se ka ulur 45% testimet për COVID-19 për të fshehur të vërtetën.

Kjo ulje sipas Vasilit është anti njerëzore pasi qeveria paralajmëroi se muajt e dimrit do të jenë më të vështirët në përballjen me pandeminë.

Ne 17 dhjetor u kryen 2745 testime. Ndersa sot vetem 10 dite me vone vetem 1508  testime. Qeveria thote qe muajt e dimrit do te jene me te veshtiret persa i perket Pandemise, ndersa qeveria ul ne menyre drastike testimet. Ti largohesh te vertetes kur behet fjale per shendetin e qytetareve eshte krim.

Numri dy i LSI-së thotë se ulja e numrit të testimeve nuk vjen si pasojë e nevojës për to por fsheh të vërtetën pasi humbjet e jetës vijojnë të jenë të larta.

Sot ishin vetem 318 raste te reja por vdekjet jane teper te larta plot 11, nje prove qe testimet e ulura fshehin te verteten. Ne mungese edhe te Vaksinimit, Qeveria mjerisht dhe mizorisht po e ben kete dhe po e fsheh te verteten ne dem te njerezve. Kjo strategji tribale antinjerezore eshte faj penal dhe turp.

Shpërndaje te miqtë