Arrestohet një 31 vjeçar, i sekuestrohen 840 doza heroine

exit.al 8 Dhjetor 2020, 09:40

Policia e Durrësit ka arrestuar të martën një 31 vjeçar dhe ka sekuestruar 840 doza heroine. Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.

I arrestuari është E. I., 31 vjeç, banues në Durrës.

Të gjitha materialet janë dërguar pranë Prokurorisë së Durrësit.

Shpërndaje te miqtë