Basha kujton 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit

exit.al 8 Dhjetor 2020, 09:06

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar të martën 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se 30 vjet më parë studentët ndryshuan fatin e Shqipërisë duke shtuar se është koha të bëjmë realitet ëndrrën e tyre.

"E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Kjo ishte thirrja e tyre teksa kapërcenin, barrierat policore dhe dhunën e regjimit.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.

Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!".

Shpërndaje te miqtë