Arrestohet një 26 vjeçar në kërkim në Mat

exit.al 21 Nëntor 2020, 08:35

Policia e Matit arrestoi të shtunën një 26 vjeçar të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe trafi të lëndëve narkotike.

Policia njoftoi se i arrestuari S. N., 26 vjeç, banues në Burrel u dënua nga Gjykata e Matit për  “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, "Kanosje" dhe “ Prishje e qetësisë publike”.