Kërkoi para me një llogari në Facebook në emër të Ramës/ Lirohet nga burgu personi

exit.al 21 Nëntor 2020, 09:40

Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu Arjan Melin, personin që gjatë tërmetit hapi një llogari në emër të Kryeministrit Rama për mbledhjen e fondeve.

Vendimi u morr për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Meli u dënua nga gjykata e me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.