Arrestohet një 18 vjeçar në Tiranë

exit.al 2 Shtator 2020, 13:50

Policia arrestoi një 18 vjeçar në një fshat të Tiranës pasi qarkullonte me armë.

Sipas njoftimit të policisë, 18 vjeçari me iniciale R. Ll., lëvizte në fshat me një pushkë në një thes.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 18 vjeç, pasi në fshatin Shpat Rovë, Tiranë, u kap duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë që e mbante të fshehur në një thes",shkruhet në njoftim

Shpërndaje te miqtë