PD denoncim për mungesën e kushteve për nisjen e shkollave në disa fshatra të Durrësit

exit.al 2 Shtator 2020, 13:06

Partia Demokratike denoncoi sot mungesën e kushteve në shkolla në fshatrat Lalëz, Likmetaj dhe Gjuriçaj.

Ish deputetët Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri në një takim me mësuesit dhe banorët e zonës pohuan se problemi I shkollave në këtë zonë përveç ngarkesës dhe infrastrukturës së amortizuar nuk ka asnjë kusht higjeno-sanitar.

Tjetër problem për prindërit është transporti i fëmijëve. Ata ju pohuan përfaqësueve të PD se duhet tja sigurojnë vetë atë pasi shteti nuk e merr përsipër.

Vokshi e Strazimiri pohuan se gjatë panedemisë fëmijët nuk mundeshin të ndiqnin mësimin online pasi jetonin në çadra.

Shpërndaje te miqtë