Arrestohet në Muriqan shqiptari në kërkim nga Italia

exit.al 13 Gusht 2020, 10:09

Policia kufitare e Muriqanit ka arrestuar, të enjten, një shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

44-vjeçari Elton Isufi, i njohur dhe me emrin Mateo Meto, është dënuar në Itali me 11 vite burg për trafik droge, në vitin 2014.

Ai u arrestua teksa kthehej nga Brukseli për në Vlorë përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Prokuroria e Shkodrës po kryen veprimet e nevojshme për ekstradimin e Isufit në Itali.

Shpërndaje te miqtë