Rama dhe Ruçi takim në Kryesinë e Kuvendit pas dorëheqjes së Lleshajt

exit.al 11 Dhjetor 2020, 13:22

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi po zhvillojnë një takim në kryesinë e Kuvendit.

Mendohet se në takim kryeministri po konsultohet me kryeparlamentarin në lidhje me lëvizje të mundshme brenda kabinetit ministror, pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Dorëheqja e ministrit erdhi pas dy ditësh protesta të organizuara pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një polic i njësisë “Shqiponja”.

Shpërndaje te miqtë