Arrestohet një ish zyrtar lokal në Korçë

exit.al 11 Dhjetor 2015, 10:03

Policia arrestoi dje ish shefin e Drejtorisë së Shëndetit Publik të Korçës, Luan Bejko.

Ai është dënuar në mungesë me 3 vjet burg për vendosje dhe heqje gjobash ndaj biznesit në këmbim të rryshfetit.