Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Numan Baliç

exit.al 13 Gusht 2020, 14:24

Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliç është arrestuar të enjten, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 23 vjeçare.

Ish-ministri me profesion mjek dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spitalin e Pejës me vajzën e saj.

Ky nuk është rasti i parë që Baliç akuzohet për ngacmime seksuale në vendin e punës.

Në gusht të vitit 2018, ai u akuzua se kishte ngacmuar një praktikante sërish në spitalin e Pejës

Shpërndaje te miqtë