Infektohet një mjeke në Berat dhe një drejtor në Bashkinë e Elbasanit

exit.al 13 Gusht 2020, 14:16

Një mjeke në Berat dhe një drejtor i Bashkisë së Elbasanit janë infektuar me Covid-19.

Sipas Shqiptarja.com mjekja e Repartit të Alergologjisë është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Ndërkohë ende nuk ka informacione në lidhje me gjendjen e drejtorit në Bashkinë e Elbasanit.

Autoritetet po vazhdojnë me gjurmimin e familjarëve të tyre.

Shpërndaje te miqtë