Arrestohet 47 vjeçari në Roskovec, dhunoi ish bashkëshorten pavarësisht urdhrit të Gjykatës

exit.al 26 Korrik 2020, 15:02

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pai ka keqtrajtuar bashkëshorten.

I arrestuari banon në Kurian të Roskovecit dhe të shtunën ka hyrë me forcë në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe e ka dhunuar fizikisht.

38 vjeçarja kishte një urdhër mbrojtës nga Gjykata ndaj ish bashkëshortit.

Ajo ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

47 vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Shkallës së Parë në Fier për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentative, dhunë në familje dhe për shkelje të urdhërit të gjykatës.

Dhunimi i banesës dhe shkatërrimi i pronës janë dy akuza të tjera që rëndojnë mbi dhunuesin nga Roskoveci.

Shpërndaje te miqtë