Arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia

exit.al 2 Nëntor 2020, 09:45

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41 vjeçar të shpallur në kërkim nga gjykata e Torinos në Itali.

Kristian Sula, i njohur dhe me emrin Bledar Gaçi është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për organizatë kriminale dhe trafik droge.

Ai pritet të ekstradohet së shpejti në Itali për të vuajtur dënimin.

Shpërndaje te miqtë