Arrestohet 39-vjeçari në Durrës, shpërndante drogë

exit.al 10 Shtator 2020, 09:06

Policia e Durrësit ka arrestuar të enjten një 39-vjeçar, i cili shpërndante drogë në lagjen nr. 13 në Durrës.

Shtetasi me inicialet P.A. ka qenë dhe më parë i dënuar në Itali dhe Shqipëri për të njëjtat veprimtari.

Hetimet për rastin po kryhen nga Prokuroria e Durrësit.

Shpërndaje te miqtë