Arrestohet 2 persona, në kërkim një tjetër, po transportonin 25 emigrantë

exit.al 13 Shtator 2020, 12:52

Policia e Korçës ka arrestuar, të dielën, dy persona të cilët po transportonin 25 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, kundrejt pagesës.

Policia ka shpallur në kërkim dhe një person të tretë, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Të tre i kishin premtuar 25 emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme, transportin nga Korça, drejt Tiranës e më pas drejt një prej pikave kufitare të veriut.

Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Korçës.

Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.

Shpërndaje te miqtë