Arrestohet një grup për tregti të paligjshme nafte

exit.al 5 Dhjetor 2015, 22:44

Të shtunën në darkë, shtatë punonjës të drejtorisë së doganave, ndër to dhe ish- Zëvendës Drejtoresha e Përgjithshme u arrestuan për shpërdorim detyre. Gjithashtu, i akuzuar është dhe administratori i kompanisë “Tea Construction & Petrol” Adrian Xhillari i shpallur në kërkim ndërkombëtarë në Maj të viti 2015.

Doganierët akuzohen se nuk kontrolluan lëvizjet e rreth 4. 4 milionë litra naftë të kompanisë në fjalë, nga depot në Mzez të Tiranës në rafinerinë e Ballshit.

Sipas prokurorisë së Fierit, sasia e naftës së papërpunuar, e cila nuk lejohej të dilte në treg, u shpërnda në pikat e karburantit.

Dëmi i shkaktuar shtetit nga mos pagimi i akcizës vlerësohet me mbi 2 milionë euro.

Persona e arrestuar janë:

  • Lula Njebza - ish-zv/Drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave;
  • Mirarbër Teneqexhiu -  ish- Kryetar i Doganës Tiranë,
  • Alfred Bushi -  ish- shefi i Akcizës
  • Adrian Alikaj -  doganier akcize
  • Syrja Misiraj - doganier akcize

Në arrest shtëpie janë personat:

  • Ortenca Zorba - doganiere akcize
  • Elona Jareci - doganiere akcize

I shpallur në kërkim ndërkombëtar është:

  • Adrian Xhillari - administrator i "Tea Construction & Petrol"