Arrestohen dy persona, po transportonin emigrantë të paligjshëm

exit.al 4 Dhjetor 2020, 09:39

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar, të premten, dy persona, të cilët po transportonin disa emigrantë të paligjshëm drejt Malit të zi.

Ata u arrestuan në afërsi të fshatit Haskovë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Të arrestuarit janëSokrat Dedaj nga Mirëdita dhe Stiljan Bakiu nga Kuçova .

Hetimet ndaj tyre po bëhen nga prokuroria e Gjirokastrës.

Ata akuzohen për veprën penale ‘ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’.

Shpërndaje te miqtë