Fier/ Policia sekuestron 1.5 milionë euro pasuri

exit.al 4 Dhjetor 2020, 09:18

Policia e Fierit ka sekuestruar 1.5 milionë euro nga asete kriminale në pronësi të bashkëshortes së një të dënuari për trafik droge.

Janë sekuestruar:

-Një bar restorant në Skelë, Vlorë;

- Një apartament në Vlorë;

- Një apartament në Pogradec;

- Një automjet tip "Benz".

Pasuritë janë në pronësi të Rudina Zenaj, bashkëshorte e Shaban Zenaj, i dënuar në Itali me 14 vjet burg.

Disa javë më parë OFL i dërgoi formularin e vetdeklarimit Zenaj.

 

Shpërndaje te miqtë