Kavajë - Arrestohen dy nënpunës të Autoritetit Rrugor

exit.al 12 Maj 2016, 20:41

Policia e Kavajës ka arrestuar Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Rrugor Shqiptar Bib Gjokmarkaj dhe drejtorin juridik të këtij institucioni Dritan Fejzo. Ato akuzohen për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Kavajës nisi hetimet pas aksidentit të ndodhur përpara disa ditësh në rrugën Qerret- Plepa. Nga ky aksident humbën jetën dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç.

 

Shpërndaje te miqtë