Arrestohen dhjetra persona në Australi, protestuan kundër vaksinimit

exit.al 20 Shkurt 2021, 15:40

Dhjetra persona u arrestuan të shtunën në Australi pasi protestuan kundër procesit të vaksinimit.

Protestat kanë shpërthyer në vend ndërkohë që plani i vaksinimit është gati për të nisur.

Protestuesit mbanin në duar sloganë “Trupi im, zgjedhja ime”.

Qeveria e Australisë ka planifikuar që të nis procesin e  vaksinimit me vaksinën Pfizer të hënën.

Rregullatori mjekësor australian ka aprovuar në fillim të kësaj jave edhe vaksinat e AstraZenexas dhe asaj të Universitetit të Oksfordit.

Mbështetësit e idesë kundër vaksinimit janë të përhapur në të gjithë Europën.

Teoritë konspirative gjatë pandemisë u rritën, tregojnë studimet. Mbështetësit e këtyre ideve janë kundër vaksinimit dhe mendojnë se vaksina do u ndryshojë ADN.

Për të lexuar më tepër rreth teorive konspirative gjatë pandemisë kliko këtu.

Shpërndaje te miqtë