Arrestohen 3 persona në Durrës

exit.al 13 Korrik 2021, 10:55

Policia e Durrësit arrestoi 3 persona për krime të ndryshme.

Një shtetas u arrestua për trafik municionesh luftarake, një tjetër për një sërë vjedhjesh në banesa e lokale, ndërsa në Krujë u arrestua një person për kultivim të bimëve narkotike.

Policia sekuestroi lëndë eksplozive C4, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore dhe municion luftarak dhe kanabis.