Arrestohen 2 të rinj, po transportonin emigratë të paligjshëm

exit.al 16 Nëntor 2020, 09:46

Policia e Gjirokastrës arrestoi të hënën dy persona, të cilët po transportonin pesë emigratë të paligjshëm.

Dy të rinjtë, 18 dhe 19 vjeç, u arrestuan në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër. Ata i kishin premtuar emigrantëve transportin deri në Tiranë në këmbim të një pagese.

Hetimet për rastin po kryhen nga prokuroria e Gjirokastrës.

Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.

Shpërndaje te miqtë