Arrestohen 2 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh

exit.al 8 Dhjetor 2020, 10:19

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë kufitare Frontex, të premten arrestuan 2 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh.

Policia njofton se personat e arrestuar janë E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe I. Xh., 30 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ata u arrestuan në afërsi të fshatit Sofratik, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.

Shpërndaje te miqtë