Arrestohen 2 mjekë për korrupsion

exit.al 3 Korrik 2021, 12:11

Policia ka arrestuar për korrupsion 2 mjekë, kirurgun Serdi Memini, 34 vjeç, dhe mjekun anestezistë Ervin Sulaj, 45 vjeç, në Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

Mjekët akuzohen se kanë marrë para për operacionin e të plagosurit 17-vjeçar Elmilind Dyli në masakrën e Velipojës më 29 qershor.

Sipas policisë ata kanë marrë 377 mijë lekë dhe 55 euro, nga I afërmi i të plagosurit Fatbardh Dyli.