Arden bën koalicion me Partinë e Gjelbër, pavarësisht se ka mjaftueshëm vota për të qeverisur e vetme

exit.al 1 Nëntor 2020, 19:00

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern nënshkroi ditën e djelë një marrëveshje për koalicion të partisë së saj me Partinë e Gjelbër, për të krijuar qeverinë e ardhshme pas fitores në zgjedhje.

Arden i dha partisë së saj fitoren më të madhe zgjedhore të regjistruar në gjysmë shekulli.

Pavarësisht se partia e saj nuk ka nevojë për mbështetje nga partitë e tjera për të qeverisur, koalicionet janë normë në Zelandën e Re, pasi partitë kërkojnë të ndërtojnë konsensus.

Arden i ka ofruar të gjelbërve dy poste ministrore.

Shpërndaje te miqtë