Arabia Saudite siguron vaksinën anti-Covid

exit.al 16 Dhjetor 2020, 16:55

Arabia Saudite ka siguruar vaksinën anti-Covid, njoftoi ministri i Shëndetësisë Taëfiq al-Rabiah.

Ministri deklaroi se dërgesat e para kanë arritur mëngjesin e së mërkurës. Sa i takon shpërndarjes ai tha se do të nisë në tre ditët e ardhshme.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen për marrjen e vaksinës.

Ministri deklaroi se vaksina do të jetë falas.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore saudite kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për importim dhe përdorim. Deri më tani këtë vaksinë e kanë siguruar Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanada.

Shpërndaje te miqtë