Apple përfshin Kosovën në hartën e saj

exit.al 30 Gusht 2020, 09:26

Kompania  Apple ka vendosur të përfshijë Kosovën në hartën e ‘Apple’. Ajo ka shenjuar kufi të qartë mes shtetit të Kosovës dhe të  Serbisë,

Ky vendim erdhi pas një peticioni online, i cili i kërkoi kompanisë të vendosë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e saj.

Linja që shenjonte kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e ‘Apple’ ishte e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

WhatsApp Image at

Peticioni, i nisur nga një studente shqiptare në Londër, mblodhi 200 mijë firma. Ky peticion është mbështetur dhe nga këngëtaret e njohura me origjinë shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Në rrjetet e tyre sociale këngëtaret i kërkuan kompanisë të vendosi kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje te miqtë