Tifozët e Gjilanit djegin flamuri grek në Kosovë

exit.al 29 Gusht 2020, 22:30

Tifozeria e klubit të Gjilanit të njohur si “Skifterat” , të premten kanë djegur flamurin e Greqisë në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, raportoi media kosovare Reporteri.net.

"Kjo u bë gjatë lojës së djeshme të Gjilanit me APOEL në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Evropës ku qipriotët fituan me rezultat 2-0 dhe kaluan tutje në rundin e ardhshëm të Ligës së Evropës", shkruan Reporteri.net

Lidhur me këtë incident Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Lajmin për Reporteri.net e kanë konfirmuar nag Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje te miqtë