Apeli lë në burg 17 personat e dosjes '339'

exit.al 5 Korrik 2021, 13:40

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e shkallës së parë, të hënën, për 17 persona të përfshirë në dosjen 339, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK.

Ata u dënuan për tregtim të heroinës në laboratorin e drogës në Has.

GJKKO ka vendosur 125 vite e 2 muaj burg për 17 personat e përfshirë. Mes tyre janë dënuar pjesëtarë të grupit Avdylaj: Altin Avdylaj u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg dhe  Shkëlqim Avdylaj me 4 vite e 8 muaj burg.

Laboratori i përpunimit të heroinës  në Has u zbulua më 19 tetor 2018.

Policia sekuestroi 150 kilogramë heroinë të bërë gati për shitje, dhe një sasi opiumi, lënda bazë për përpunimin e heroinës.

Laboratori ishte ndërtuar në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë përdoreshin si stalla për bagëtitë.

Ka dyshime se laboratori i përket një linje të trafikut të drogave të forta që vepron prej vitesh nga Shqipëria drejt vendeve të BE.

Personat e dënuar me burg nga GJKKO janë:

Gjevi Ndoka 8.8 vite

Altin Avdyli  6.8 vite

Esat Mehmeti  10 vite

Petrit Suljemani 8.8 vite

Sajmir Sulejmani  8 vite

Hajri Seferi 10.8 vite

Orges Jahoelezi 6.8 vite

Shkëlqim Avdyli 4.8 vite

Mario Zeqiri 4.8 vite

Elton Shehaj 4.8 vite

Ardit Gjyriqi 4.8 vite

Admir Hoxha 12 vite

Hekuran Hoxha 10.8 vite

Vehbi Berushi 8 vite

Anila Shuti 2 vite

Xhavit Shyti 8 vite

Flamur Çela 8 vite