Amerika vazhdon kërkimet për vaksinën: Nga 14 do të financojë vetëm 7 më të suksesshmet

exit.al 17 Qershor 2020, 09:42

Qeveria Amerikane synon të shkurtojë nga 14 në 7, numrin e vaksinave eksperimentale anti-koronavirus që do të vazhdojnë të mbështeten financiarisht dhe do të kalojnë në fazat e tjera të studimit.  Qeveria tha se do të zgjedhë shtatë vaksina kandidate për prova klinike tek njerëzit.

Të martën, 16 qershor, Departamenti Amerikan i Shëndetit njoftoi se ka financuar më shumë se 2 miliardë dollarë për të financuar prodhimin e një vaksine sa më shpejt.

Aktualisht një vaksinë është duke u testuar nga kompania AstraZeneca Plc (AZN.L) së bashku me Universitetin e Oksfordit, një nga kompania Moderna Inc dhe një nga kompania Johnson & Johnson (JNJ.N).

Shpërndaje te miqtë