Spanja shënon rritjen më të lartë të numrit të infeksioneve në një ditë

exit.al 16 Korrik 2020, 21:34

Në Spanjë të enjten u regjistruan 580 raste të reja me Covid-19 në një ditë.

Ky numër shënon rritjen më të lartë të infeksioneve në dy muaj, krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 390 të infektuar të rinj.

Spanja ka një nga sistemet e masave kufizuese më të rreptat në Evropë nga 21 qershor, me Katalonjën në epiqendrën e shpërthimeve të reja.

Kryeqyteti Katalan me 1.6 milion banorë pa trefishim të rasteve të koronavirusit në javën e kaluar.

Shpërndaje te miqtë