Amerika bëhet gati të përdorë vaksinën kundër Covid-19 brenda muajit nëntor

exit.al 2 Shtator 2020, 22:45

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (C.D.C.) ka njoftuar zyrtarët e shëndetit publik në 50 shtete të përgatiten për shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Vaksina parashikohet të përdoret për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupet me rrezikshmëri të lartë infeksioni brenda fundit të muajit tetor dhe fillimit të nëntorit.

Ky udhëzim i C.D.C është shenja më e fundit e garës që po bëhet për krijimin e vaksinës kundër pandemisë që ka marrë më mbi 184,000 jetë njerëzish në Amerikë.

Shpërndaje te miqtë