Ambasadorja Kim dënon fushatën e shtrenjtë për të ngjallur dyshim kundër drejtësisë

exit.al 7 Gusht 2020, 18:06

Ambasadroja amerikane Yuri Kim ka dalë haptazi në mbrojtje të hetimit të SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit kundër Ylli Ndroqit.

Ajo tha se këto hetime kanë të “bëjnë me dënimin e kriminelëve të njohur-asgjë më shumë, asgjë më pak”, duke nënkuptiar se aktiviteti kriminal i Ylli Ndroqit është i njohur nga të gjithë.

Ambasadorja ka nënkuptuar se është duke u zhvilluar një fushatë shumë e shtrenjët me qëllim përhapjen e konfuzionit dhe uljen e besimit në SPAK, për t’i shpërtuar drejtësisë.

“Rastet e rëndësishme shoqërohen shpesh nga fushata për të mbjedh dyshim dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mhuar të vërtetët dhe për t’i shpëtuar drejtësisë”, shkroi ajo duke ripostuar deklaratën e Ambasadës Amerikane në mbështetje të Spak dhe Policisë së Shtetit të publikuar disa minuta më parë.

Ambasadorja nuk e ka përmendur me emër Ylli Ndroqin, duke ju referuar rastit vetëm me “kjo gjë”.

Shpërndaje te miqtë