Ambasadorja Kim: Zbatoni reformën në drejtësi, që të vijnë investitorët e huaj në Shqipëri

exit.al 6 Korrik 2020, 10:16

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim theksoi të hënën vazhdimin e reformës në drejësi si një mënyrë për të tërhequr investitorët e huaj në vend. Gjatë një vizite në Vlorë, ku u takua me kryebashkiakun Dritan Leli, Kim u shpreh:

''Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë. Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite.

Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara.

Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji, në mënyrë që shqiptarët, amerikanët të kenë besim që investojnë në Shqipëri.''

Shpërndaje te miqtë