Ndërron jetë kompozitori italian Ennio Morricone

exit.al 6 Korrik 2020, 09:47

Kompozitori i famshëm italian Ennio Morricone ka ndërruar jetë në 6 korrik në Romë të Italisë.

Morricone, 91 vjeç, ishte shtruar në spital pas një aksidenti, ku kishte thyer femurin.

Ennio Morricone, muzikant dhe kompozitor i kolonave zanore të mbi 400 filmave, punoi pothuajse në të gjitha zhanret e kinematografisë – nga filmat horror deri tek komeditë. Disa nga meloditë e tij janë ndoshta më të famshme se filmat për të cilët ai i kompozoi.

Në vitin 2016, ai fitoi çmimin Oscar për muzikën e filmit "The Hateful Eight" të regjizorit Quentin Tarantino.

Shpërndaje te miqtë