Koronavirusi prek zyrat e OSSHE-së në Përmet

exit.al 6 Korrik 2020, 09:33

Dy pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Përmet.

Një prej tyre është nja arkëtare në OSSHE, ç'ka ka detyruar institucionin që të mbyllë sportelin e pagesave.

Ndërsa i infektuari tjetër është në fshatin Kosinë.

Nuk dihet ende se si janë infektuar pacientët.

Instituti i Shëndetit Publik po vijon hetimin epidemiologjik dhe testimin e personave të kontaktit.

Shpërndaje te miqtë