Ambasadorja Kim: pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetshëm i ka ardhur fundi

exit.al 22 Tetor 2020, 22:05

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u shpreh se pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetshëm i ka ardhur fundi. “Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit”, tha Yuri Kim për gazetarin Blendi Fevziu, në ‘Opinion’. “Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht, sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate”, shtoi ambasadorja. Kim u shpreh se reforma në drejtësi po ecën përpara, dhe njerëzit që nuk e duan reformën duan që ajo të ngeci:

“Ata që nuk e duan reformën në drejtësi paraqesin pritshmëri tepër të larta që nuk mund të arrihen tani; mendoj se po krijojnë këtë përshtypje sikur reforma në drejtësi, BKH, prokuroria e posaçme, SPAK, janë si ndonjë film aksion”.

Ndërsa për hetimet e SPAK ndaj inceneratorëve, Yuri Kim tha se:

“Në javët dhe muajt e fundit kemi parë çështje që janë ngritur, që po ndiqen penalisht, dhe mendoj se do të shohim disa rezultate”.

Shpërndaje te miqtë